9:25, 31 Tetor 2017

Nga Facebook është thënë që rreth 126 milionë amerikanë kanë shikuar përmbajtje të cilat janë ngarkuar nga rusët, përgjatë dy vjetëve të kaluara.

Rrjeti social ka bërë të ditur që rreth 80,000 postime janë prodhuar para dhe pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Shumica e postimeve janë fokusuar në mesazhe përçarëse politike e sociale, përderisa Facebook ka thënë që janë postuar nga një kompani ruse e lidhur me Kremlinin.

Facebook ka publikuar këto të dhëna para mbledhjes së Senatit Amerikan, me ç’rast se bashku me Google dhe Twitter do të tregojnë në detaje ndikimin e Rusisë nëpër faqet e njohura./klankosova.tv/

Interesante