11:10, 2 Maj 2018

Themeluesi i Facebook ka bërë të ditur që 2018-ta do të jetë një vit intensiv për kompaninë.

Veç kësaj Mark Zuckerberg gjithashtu njoftoi se një nga produktet e reja të Facebook do të jenë edhe shërbimet për takime dashurie.

Ai shtoi se veçoritë për përshtatjen e personave do të kenë parasysh të dhënat personale dhe do të publikohen së shpejti.

Kjo kompani nuk mund të përballojë edhe një skandal në lidhje me të dhënat personale, kjo pasi ishte e përfshirë ne aferën e Cambridge Analytica.

“Janë rreth 200 milionë persona në Facebook që kanë listuar veten si beqarë. Ne qoftë se ne përkushtohemi që të ndërtojmë lidhje të shëndosha, atëherë kjo ndoshta do të jetë gjëja më kuptimplotë për ne” është shprehur Zuckerberg.

Kjo kompani aktualisht ka në pronësi shërbimin për takime Tinder, që burimin e te dhënave e ka nga Facebook.