Facebook do të lexojë mendimet NULL NULL 01.07.2015 18:57 01.07.2015 18:57 Ka tejkaluar prej kohësh 1 miliard përdorues dhe çdo ditë pasurohet me risi në formë e përmbajtje, por cila është e ardhmja e Facebook, rrjetit më të madh social në botë? Një ide për këtë e ka dhënë Mark Zuckerberg. “Një ditë, besoj do të jemi në gjendje të dërgojmë dhe të marrim mendime të plota prej njëri-tjetrit duke përdorur teknologjinë. Mjafton të mendosh diçka dhe miqtë e tu do të njihen me këtë mendim, nëse ti dëshiron ta ndash këtë mendim me të tjerët. Kjo do të jetë teknologjia e fundit e komunikimit”, deklaroi Zuckerberg, duke iu përgjigjur njërës prej mijëra pyetjeve që priti në sesionin e radhës pyetje-përgjigje, të organizuara periodikisht prej tij në rrjetin social. Mes pyetjeve nuk munguan as ato nga emra të famshëm, si Arnold Schwarzenegger apo astrofizikani Stephen Hawking. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024