Facebook dhuron një milion dollarë pas tërmetit në Meksiko NULL NULL 21.09.2017 18:37 21.09.2017 18:37 Facebook ka njoftuar se do të bëjë një donacion prej një milion dollarëve për Kryqin e Kuq në Meksiko. Kjo pas tërmetit të fortë që goditi këtë vend të martën, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova. Tërmeti me magnitudë 7.1 shkallësh ishte më vdekjeprurësi në 30 vjetët e fundit. Mbi 100 veta humbën jetën në kryeqytet kurse mbi 130 të tjerë në zonat për rreth. Tragjedia ka prekur themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg që ka paralajmëruar donacionin prej një milionësh dhe heqjen dorë nga pagesat e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët që bëhen përmes Facebook. “Ne mendimet e mia është secili që është prekur nga tërmeti në Meksiko”, ka thënë Zuckerberg. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.