16:56, 1 Gusht 2018

Rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, po bëjnë ndryshimet e mëdha për të parandaluar përdorimin e tepruar nga njerëzit.

Të dy aplikacionet dhe uebfaqet po përdorin një mori karakteristikash të reja për të siguruar që njerëzit t’i përdorin ato në një mënyrë më të shëndetshme.

Këto karakteristika përfshijnë një panel të veçantë i cili tregon kohën që përdoruesit kanë kaluar në të dy aplikacionet, përkujtuesit do të shfaqen kur njerëzit kanë qëndruar për një kohë të gjatë dhe mundësia për të çaktivizuar njoftimet, në mënyrë që njerëzit të mund të marrin një pushim nga faqet, transmeton Klan Kosova.

Tiparet e reja vijnë si pasojë e shqetësimeve në rritje rreth mënyrës se si aplikacionet e mediave sociale Facebook dhe Instagram dëmtojnë njerëzit që i përdorin ato.

Facebook ka deklaruar se mjetet e reja ishin zhvilluar duke u “bazuar në bashkëpunimin dhe frymëzimin e ekspertëve kryesorë të shëndetit mendor dhe organizatave, akademikëve, hulumtimeve tona të gjera dhe reagimeve nga komuniteti ynë”.

Këto mjete mund të aksesohen në butonin “Settings” në të dy aplikacionet. Në Instagram, ato gjenden duke klikuar butonin “Aktiviteti juaj” ndërsa në Facebook opsioni quhet “Koha juaj në Facebook”.

Brenda faqeve është paneli që tregon aktivitetet si dhe opsionet e ndryshme që kanë për qëllim të sigurojnë që njerëzit të mendojnë se mund të kontrollojnë se si kemi kaluar kohën e përdorimit. Për shembull, mund të caktojmë një përkujtues të përditshëm, se kur duhet të identifikoheni ose të çaktivizoni njoftimet për një kohë të caktuar.

Facebook është përpjekur të theksojë se ka për qëllim të jetë një vend ku njerëzit ndjehen mire me mënyren se si e kanë kaluar kohën.

Mark Zuckerberg është zotuar se kompania që ai drejton do të bëjë ndryshime rrënjësore në mënyrën se si vepron platforma për të ndaluar përdorimin në dëm të njerëzve.

Përditësimet do të dalin “së shpejti” në Facebook dhe Instagram.