“Facebook dhe Cambridge Analytica më kanë bërë kurban” NULL NULL 21.03.2018 08:56 21.03.2018 08:56 Akademiku që krijoi aplikacionin i cili morri të dhënat e 50 milionë përdoruesve ka thënë që është shndërruar në “kurban” për Facebook-un dhe Cambridge Analytica. Aleksandr Kogan kishte përfunduar punën për Cambridge Analytica në 2014, mirëpo ka deklaruar se nuk ia kishte idenë se nga puna e tij do të përfitonte kampanja e Donald Trump. Akademiku i psikologjisë ka thënë se kishte mbledhur këto të dhëna në mënyrë që të analizonte sjelljet e njerëzve përmes mediave sociale. Sipas tij Facebook kishe shkelur politikat e kompanisë. Studiuesit në Universitetin Cambridge kishin zhvilluar një pyetësor për personalitet të quajtur “This is Your Digital Life”. Të dhënat e 270,000 përdoruesve janë mbledhur përmes këtij aplikacioni. Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut për të krijuar njoftime të individualizuara, duke shenjëstruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara. Drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Alexander Nix, është suspenduar derisa të përfundojë hetimi i plotë dhe i pavarur për veprimet e tij, ndërsa Mark Zuckerberg nga Facebook është thirrur që të dëshmojë para komisionit parlamentar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 29 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 33 minuta më parë