facebook
16:35, 5 Mars 2017

Njerëzit janë duke përjetuar lëndime të rënda emocionale për shkak të mënyrës së funksionimit të Facebook.

Kështu ka thënë një ekspert i telekomunikacionit nga Universiteti i Purdue, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij mënyra se si është e dizajnuar kjo platformë, njerëzit i çon drejt dështimit dhe shkaktimit të lëndimit shpirtëror.

Facebook thuhet se detyron njerëzit që të flasin pa kurrfarë kujdesi dhe të mos e dëgjojnë njeri-tjetrin – thotë Glenn Sparks.

Dhe sepse njerëzit janë miq me shumë të tjerë, fillimisht dështojnë në diçka dhe pastaj si rezultat vjen deri te pësimi i traumave.

Gjithçka ndodh për shkak se njerëzit flasin pa ngjyrim dhe se nuk mund të shprehin ndjenjat apo çështje tjera me rëndësi, çka i çon në dështim.

Interesante