F1, Lauda: Hamilton është i pathyeshëm NULL NULL 28.08.2015 19:34 28.08.2015 19:34 Lewis Hamilton vazhdon të rrisë diferencën e pikëve me Nico Rosberg në krye të klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Botërorin e Formulës 1. Me fitoren e arritur në Belgjikë, britaniku i Mercedesit e sheh veten 28 pikë para shokut të tij të skuadrës dhe Niki Lauda mendon se është e pamundur që Hamilton ta humbasë këtë titull. “Për momentin, nuk duket e mundur ta mundësh Hamiltonin. Në Belgjikë tregoi një nivel të jashtëzakonshëm në provat zyrtare dhe në garë. Është i pathyeshëm”, tha tre herë kampioni i Formulës 1 për BBC, shkruan Topchannel. Lauda mendon se Rosberg mund ta fitojë kampionatin vetëm nëse Hamilton gabon vetë: “Hamilton ka treguar se nëse nuk gabon në garat e ardhshme, do të jetë e vështirë për Nicon”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 3 orë më parë