Everton bën ofertë për Yerry Mina NULL NULL 20.07.2018 18:35 20.07.2018 18:35 Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të 23 vjeçarit në Kupën e Botës, skuadra nga Goodison Park ka shprehur interesim për ta transferuar në radhët e veta Everton ka bërë gati 24 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Barcelona, Yerry Mina. 23 vjeçari ka regjistruar paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën e Botës Rusia 2018, ku shënoi tre gola, para se Kolumbia të eliminohej nga Anglia. Lojërat e mira që ka treguar e kanë shtyrë tranjerin e Everton Marco Silva që të bëjë ofertë për të, meqë Mina nuk është në planet e trajnerit të Barcelona, Ernesto Valverde. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.