Evakuohet parku në SHBA, paralajmërohen të shtëna e kërcënime me bombë NULL NULL 10.09.2016 22:28 10.09.2016 22:28 Një park në Marlyland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është evakuuar për shkak se janë dëgjuar të shtëna armësh dhe ka pasur kërcënime se aty është vendosur një bombë. Policia e shtetit ka marrë një telefonatë të shtunën pasdite, me paralajmërimin se ka një bombë brenda parkut, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Personi që ka njoftuar policinë në telefon, ka thënë po ashtu se do të ketë edhe të shtëna në njerëz. Autoritetet kanë shkuar në parkun “Six Flags America”, dhe u kanë kërkuar vizitorëve të largohen nga aty. Ky kërcënim ka ardhur në vigjilje të përvjetorit të 9-të shtatorit, ditës kur terroristët sulmuan Kullat Binjake në SHBA në vitin 2001. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 5 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 9 minuta më parë