18:55, 7 Dhjetor 2017

Mandatit i misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit – EULEX duhet të përmbyllet në qershor të vitit 2018, thonë përfaqësues të institucioneve të Kosovë, shkruan Radio Europa e Lirë.

Sipas tyre, Bashkimi Europian nuk ka nevojë t’i vazhdojë mandatin EULEX-it, ngase institucionet vendore tashmë janë të gatshme t’i marrin dhe ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë nga fusha e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Misioni i EULEX-it, një prej misioneve më të mëdha të Bashkimit Evropian, u shtri në Kosovë, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për të ndihmuar shtetin e ri në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova po hynë në një fazë ku mund të qeverisë e vetme vendin pa pasur nevojë për misione, siç është edhe EULEX-i.

“Ne po hymë në 10 vjetorin e qëndrimit të EULEX-it dhe punës së këtij misioni në Kosovë. EULEX gjatë kësaj periudhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të shtetit të Kosovës. Por, tani konsiderojë se Republika e Kosovës ka arritur të ndërtojë kapacitetet e veta mjaftë të fuqishme për ta qeverisur vendin, dhe kapacitete e tilla të cilat i kemi ndërtuar janë të mjaftueshme për të qeverisur Kosovën”, tha Tahiri.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.

klankosova.tv

Interesante