“Ethet” e liberalizimit të vizave NULL NULL 16.07.2018 09:17 16.07.2018 09:17 Këtë javë pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pushtetarët thonë se presin rekomandim pozitiv, ndërsa opozita dhe njohës të integrimeve thonë se është vështirë e mundshme që liberalizimi të ndodhë këtë vit. Këtë javë pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Derisa zyrtarët qeveritarë shprehen të bindur se ky rekomandim do të jetë pozitiv, opozita dhe njohës të integrimeve janë skeptikë rreth mundësisë së heqjes së regjimit të vizave brenda këtij viti. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes se fundit të Qeverisë bëri të ditur se rekomandimi i Komisionit Evropian do të publikohet gjatë kësaj jave e i cili sipas Haradinajt do të jetë pozitiv për Kosovën, shkruan “Zëri”. “Më 17 ose më 18 pritet të kemi vlerësimin e Komisionit, i cili besoj që do të jetë pozitiv dhe do të kalojë nëpër etapat implementuese pastaj”, ka deklaruar Haradinaj. Pushteti: Liberalizimi ndodh këtë vit, krimi e korrupsioni s’mund ta pengojnë lëvizjen e lirë Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, për gazetën “Zëri” ka thënë se pritjet e Qeverisë janë që në fund të këtij viti qytetarët të lëvizin lirshëm. “Rekomandimi edhe pse i vonuar presim të jetë pozitiv dhe është merituar shumë më herët nga populli i Kosovës. Pritjet tona janë që në fund të vitit të përfundojnë të gjitha procedurat dhe ne të lëvizim lirshëm”, është shprehur ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024