8:47, 9 Nëntor 2018

Është shumë mirë që dialogu i Brukselit të vazhdojë dhe të intensifikohet pavarësisht problemeve të shumta.

Kështu ka deklaruar,  Jelena Miliq, kryetare e Qendrës për Studimet Euro-Atlantike (CEAS) në Serbi  dhe shtoi se gatishmëria për dialog është “guximi dhe patriotizmi më i madh”.

“Është shumë mirë që dialogu po ndodh, është e lavdërueshme që vazhdon pavarësisht nga shumë probleme. Ne mund të pajtohemi ose të mos pajtohemi me shumë politikanë të koalicionit qeverisës … por mendoj se tani se kjo është kaq e vështirë dhe e komplikuar, është heroike të shkohet  në dialog “tha ajo në TV N1, transmeton Klan Kosova.