Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të rin NULL NULL 07.10.2018 20:32 07.10.2018 20:32 Xhudistja nga Kosova Erza Muminoviq, ka fituar medaljen historike në Lojërat Olimpike per të rinj, Buenos Aires 2018, njofton Klan Kosova. Ajo i ka sjellë vendit tonë medaljen e bronztë nga kryeqyteti i Argjenitnës. Kampionja e Europës fitoi të bronztën me repesazh në kategorinë 44 kilogramë. Kosovarja në luftën per medalje mundi ukrainasen, Anastasia Balaban me ippon, për të shpërthyer më pas në lot nga gëzimi. Erza e nisi me humbje në çerekfinale nga indoneziania, Devi Tangjam. Më pas në repesazh mundi bullgaren, Aleksa Georgieva, si dhe Vusala Karimova të Azerbajxhanit, për të mundur në luftën për medalje ukrainasen, Balaban. Kontribut në fitimin e medaljes dha edhe asistenti i trajnerit të mirënjohur, Driton Kuka, Fatos Tabaku, i cili ndodhet me Erzën. Krahas drejtuesve më të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe ministrit Kujtim Gashi, lufta kryesore e Erzës u përcoll edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 2 orë më parë