Ermonela Jaho do të interpretojë për herën e 256 “La Traviata” të Verdit NULL NULL 16.01.2019 19:36 16.01.2019 19:36 Ermonela Jaho do të interpretojë për herën e 256 “La Traviata” të Verdit Sopanoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, është një emër i njohur për teatrot operistike botërore. Ajo do të luajë për herën e 256 vepren e famshme operistike “La Traviata” të Verdit, në Operan Mbretërore në Londër, njofton Klan Kosova. Jaho njoftoi se mbrëmjen e 30 janarit, ‘La Traviata’ do të shfaqet drejtpërdrejt nëpër kinematë botërore. ‘La Traviata’ është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim. Ky është një interpretim më i hershëm i kësaj vepre nga Jaho. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë