Erion Veliaj nderon me titullin “Simbol i qytetit” aktorin Luftar Paja NULL NULL 04.12.2016 15:15 04.12.2016 15:15 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka organizuar një takim të veçantë me aktorë të njohur të teatrit dhe filmit, ku i pranishëm ka qenë edhe Luftar Paja. Aktori shqiptar është njohur për dhjetëra role në kinematografi dhe teatër, shkruan blitz.al. Veliaj e ka nderuar aktorin Paja me titullin “Simbol i qytetit” në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite. Kryebashkiaku në fjalën e tij është shprehur se Luftar Paja është shembulli i njeriut që punon me ndershmëri, sakrificë e punë duke u kthyer në frymëzim për të rinjtë. Sakaq, aktori i mirënjohur e ka falënderuar Veliajn për vlerësimin dhe tha se ndihet i emocionuar që po merr këtë medalje prej tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 4 orë më parë