Erion Veliaj me urim të veçantë për Kosovën (VIDEO) NULL NULL 14.02.2018 12:31 14.02.2018 12:31 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Kosovën me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një videomesazh, Veliaj shprehet se, në një rrugëtim të jashtëzakonshëm, ajo që është arritur në Kosovë është e mrekullueshme. “Përshëndetje të gjithëve nga Tirana. Sot është një ditë fantastike për t’ju uruar të gjithë vëllezërve tanë në Kosovë gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë”. “Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Të mendosh gjithë atë përpjekje, për luftën, për fitoren e luftës dhe pastaj për të fituar paqen, ajo që është arritur në Kosovë është e mrekullueshme. Unë e di që ne të gjithë jemi kritikë, të gjithë jemi cinikë, të gjithë jemi skeptikë, gjithmonë mundohemi të gjejmë diçka që nuk shkon, por le t’i shikojmë 10 vjet dhe atë që është arritur”, “Unë besoj që kjo është një ditë për të reflektuar se sa kemi arritur, por ama edhe për të hapur imagjinatën tonë se sa larg mund të shkojmë. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara, ditët më të mira janë përpara nesh, kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë. Ju uroj të gjithëve gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. Urime dhe shumë dashuri e përqafime nga Tirana”, thuhet në urimin e kreut të Tiranës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 49 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë