13:29, 14 Shtator 2018

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, do të takohet të hënën me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në qytetin Sochi të Rusisë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlu Cavusoglu, ka bërë të ditur se Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin do të takohen të hënën për të zhvilluar bisedime rreth krizës në Siri, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Erdogan është takuar me udhëheqësit e Iranit dhe Rusisë gjatë javës së kaluar në Tehran për të diskutuar mbi Sirinë, mirëpo nuk kanë arritur që të sigurojnë një armëpushim për enklavën e kontrolluar nga rebelët e Idlibit.

klankosova.tv