Erdogani blen një universitet në Tiranë NULL NULL 13.08.2018 20:49 13.08.2018 20:49 Fondacioni “Maarif” që i takon presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, e ka blerë “Universitetin e New York-ut në Tiranë” (UNYT). 65% të aksioneve të këtij universiteti i takonin kompanisë “IF Imports & Exports & Investments” me pronar Ilia Foutsis, i cili ishte edhe administrator i UNYT-së por që dha dorëheqje pas shitjes. Negociatat kishin filluar qysh moti, ndërsa burime zyrtare nga Ministria e Arsimit thanë se fondacioni “Maarif” ka mbyllur me sukses blerjen e UNYT-së, shkruan CNA.al, përcjellë Klan Kosova. Në të njëjtin universitet funksionojnë edhe një shkollë fillore dhe një shkollë e mesme private. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 37 minuta më parë