11:32, 7 Dhjetor 2017

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për vendimin që ta njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ai ka thënë se ky veprim mund ta vë atë rajon në “unazën e zjarrit”, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.

“Marrja e këtij hapi praktikisht ë vë rajonin në unazë të zjarrtë. Çka doni të bëni me këtë zoti Trump” Çfarë qëndrimi është ky”, ka thënë sot Erdogan.

Këtë deklaratë Erdogan e ka bërë nga aeroporti i Esenboga nga Ankara para se të nisej për vizitën për në Greqi.

Interesante