Erdogan thotë se procesi zgjedhor kaloi i qetë NULL NULL 24.06.2018 19:11 24.06.2018 19:11 Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll deklaroi se procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të qetë, dhe shpreson se do të sjell gjëra të mira, raporton Anadolu Agency. Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë. Presidenti aktual turk, lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kandidat presidencial i këtij opsioni politik Erdoğan votoi në vendvotimin në distriktin Uskudar të Stambollit. Pasi kreu detyrën qytetare, Erdogan u zhvendos në zyrën presidenciale Kisikli në Stamboll. Më vonë nga Kisikli u nis drejt rezidencës Huber, ndërsa me këtë rast përshëndeti qytetarët që ishin mbledhur. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 7 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 14 minuta më parë