Erdogan të shtunën viziton Gjermaninë NULL NULL 25.09.2018 17:24 25.09.2018 17:24 Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të shtunën do të inaugurojë në qytetin gjerman të Kelnit një nga xhamitë më të mëdha në Evropë, transmeton Klan Kosova. Xhamia Qendrore e Kelnit, e ndërtuar nga Bashkimi Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB), pas tetë vjetësh punë ndërtimore, ka një kapacitet prej 1.200 njerëzish. “Do të jetë më e rëndësishmja dhe një nga xhamitë më të mëdha në Evropë dhe në Gjermani. Kjo ka një kuptim simbolik për vëllezërit tanë muslimanë që jetojnë këtu”, u tha gazetarëve Nevzat Yasar Asikoglu, kryetar i DITIB. “Xhamia jonë gjithashtu simbolizon paqen, vëllazërinë, si dhe kulturën e bashkëjetesës”, tha ai. Asikoglu tha se ata që vizitojnë xhaminë janë të impresionuar nga dekorimi i brendshëm i xhamisë në të cilën motivi “Seljuk” u përdor kryesisht. Xhamia ka nëntë hyrje dhe ka një hënë dhe një yll në mes të kupolës së saj. Kompleksi i xhamisë prej 17,000 metrash katrorë gjithashtu ka një qendër tregtare, një ekspozitë dhe një sallë seminaresh, një sallë konference prej 600 personash, një bibliotekë, zyra pune dhe parkim makinash në katin përdhesë. Gjermania, një vend me mbi 81 milion njerëz, ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e rreth 4.7 milionë myslimanëve të vendit, tre milion janë me origjinë turke. Shumë prej tyre janë brezi i dytë ose i tretë i familjeve turke që migruan në Gjermani në vitet 1960 dhe thuhet se janë të integruar mirë në vend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasadori Kapiti ia kujton Daçiqit vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 2 minuta më parë
Lajme Vdesin 45 persona pasi autobusi humbi kontrollin në Afrikën e Jugut, shpëtoi vetëm një vajzë 8-vjeçe 6 minuta më parë