17:35, 11 Korrik 2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se gjenocidi në Srebrenicë është akti më i turpshëm që ka ndodhur para syve të Evropës dhe bëri thirrje për një luftë të përbashkët që, siç tha ai, lloji i krimit të mos përsëritet.

Ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka kujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës 23 vjet më parë nga forcat kriminale serbe.

“Uroj mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë boshnjakë që ranë dëshmorë në gjenocidin e Srebrenicës, i cili 23 vjet më parë është përjetuar në sytë e Evropës dhe të cilin e shoh si një nga ngjarjet më të turpshme të historisë.

Ne do të luftojmë së bashku për të parandaluar që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, thuhet në mesazhin e Erdogan-it.

Interesante