15:06, 7 Dhjetor 2017
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan mbërriti për një vizitë zyrtare në Greqi.

“Kjo vizitë, e para e një presidenti turk në Greqi, pas disa dekadash, është një shans për të dyja vendet për të bërë hapa të rëndësishme përpara”, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras.

“Në këtë kontekst ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushat e sigurisë dhe drejtësisë”, theksoi ai.

“Fillimisht ne duhet të ecim përpara me axhendën tonë të përbashkët për bashkëpunimin për migracionin, ekonominë dhe kontaktet njerëzore”, tha Cipras.

Ndërkohë, presidenti turk, duke folur para një audience greke, përpara fillimit të vizitës, tha se “marrëdhëniet e këqija mes dy vendeve janë një gjë që i përket së kaluarës”, raporton AA, përcjellë Klan Kosova.

Vlen të theksohet se vizita e Erdoganit në Greqi shoqërohet me masa të shtuara sigurie.

 

Interesante