17:59, 9 Nëntor 2018

Pa asnjë paralajmërim, këngëtarja Era Istrefi ka publikuar këngën e saj të re.

Në bashkëpunim me një artist të ri me emrin Steve Aoki, këngëtarja ka publikuar në versionin audio këngën “Anything More”.

Ajo po ashtu këto ditë pritet të lansojë këngë me një super artist nga Britania e Madhe.

Këngëtari e producenti i njohur britanik, Jonas Blue ka publikuar në Amazon listën e këngëve të tij të reja shumica prej të cilave janë bashkëpunime dhe në këtë mes spikatet emri i Erës.

Kënga e tyre do të quhet “Purpose” apo në shqip “Qëllimi” dhe pritet të publikohet me 9-të nëntor të këtij viti, shkruan prive. Ky bashkëpunim me Erën, do të jetë në kuadër të ri të albumit të Jonas që titullohet “Blue” ndërsa data e publikimit të albumit të britanikut Guy James Robin është po ashtu data 9-të nëntor.