Era Istrefi e bën shqiponjën në finalen e Botërorit (FOTO) NULL NULL 15.07.2018 20:01 15.07.2018 20:01 Era Istrefi ka shkëlqyer me performancën e saj në Luzhniki Stadium në kuadër të ceremonisë përmbyllëse të Kampionatit të sivjetmë Botëror. Pas kësaj ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën, një gjest që u kushtoi me gjoba dy futbollistë kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë, në fazën e grupeve. “Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në Instagram. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.