Era Istrefi bën tatuazh në Amsterdam (FOTO) NULL NULL 19.10.2018 21:00 19.10.2018 21:00 Ylli kosovar me famë botërore, Era Istrefi, shumicën e rasteve është nëpër udhëtime jashtë vendit. Së fundmi, ajo ka vendosur ta vizitojë Holandën, njofton Klan Kosova. Istrefi nëpërmjet disa imazheve të ndara në InstaStory duket se po kalon mirë në kryeqytetin e vendit, në Amsterdam. Gjatë kësaj vizite, këngëtarja shqiptare ka vendosur që të bëjë një tatuazh në krahun e saj. Ndryshe, Era Istrefi është një nga emrat më të njohur të yjeve kosovare në botë, e cila ishte pjesë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.