11:44, 17 Mars 2017

Minstria e Kulturës i ka ndarë Çmimet Vjetore për Letërsi.

Eqrem Basha e ka marrë Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, i cili në vlerë monetare do të jetë 5 mijë euro, njofton Klan Kosova.

“Ky është një nder i madh për mua – ta pranoj çmimin që mban emrin e njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar”.

Çmimi për veprën letrare më të mirë kritike letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”, i është ndarë Gëzim Aliut për studimin “Romanet e Ismail Kadaresë, 1963 – 1990, retorika e tekstit dhe narracionit”.

Kurse çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” i është ndarë shkrimtares Majlinda Bregasi për romanin “Ikje”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u është ndarë autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe ose anasjelltas “Pjetër Bogdani” për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë” të Ralf Rothman i është ndarë Arben Atashit.

Çmimi për veprën letrare më të mirë për fëmijë “Vehbi Kikaj”, i është ndarë autores Fatmire Duraku për prozën “Dea dhe kërriçi i vetmuar”.

Interesante