Enrique: Bolt e Messi, mbretër NULL NULL 28.08.2015 15:19 28.08.2015 15:19 Pas medaljes së artë të xhamajkasit në 200 metra, trajneri i Barcelonës e ka krahasuar atë me katër herë fituesin e Topit të Artë. Luis Enrique e ka krahasuar Usain Boltin me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, duke e theksuar se ai është sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka thënë se xhamajkani është në atletikë si Messi në futboll. “Mund të krahasohen Messi dhe Bolt”. “Bolt është sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, ndërsa Messi futbollisti më i mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.