20:32, 8 Tetor 2018

Eni Çobani është juriste e njohur në Shqipëri që përmes profesionit të saj përpiqet të vendosë drejtësi mes njerëzve. Por avokatja dhe ndërmjetësuesja e njohur e rubrikës “Shihemi në gjyq” në Tv Klan ka pranuar për herë të parë publikisht se edhe ajo e ka thyer ligjin.

Në një emision televiziv ajo deklaroi: “Më duhet ta pranoj publikisht se po, edhe unë e kam thyer ligjin, atë të normave të lejuara të shpejtësisë. Për shkak se më duhet të nxitoj për të kapur seancat e ndryshme gjyqësore, më ka ndaluar dhe këshilluar policia për të ulur shpejtësinë”.

Ndërmjetësja e njohur pohoi gjithashtu se ajo gjithsesi, pavarësisht shkeljes së këtij ligji, është paguese e rregullt e gjobave dhe taksave./bordo