19:26, 13 Shkurt 2018

Gjatë procesit të vendosjes së flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës, Klan Kosova mëson se aktualisht ka probleme me energjinë elektrike prandaj dhe zbritja e flamurit kombëtar deri më tani po bëhet e pamundur, njofton Klan Kosova.

Për vendosjen e flamurit shtetëror me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të pranishëm janë parë Zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e po ashtu dhe forca të Policisë së Kosovës.