Ende nuk dihet arsyeja e bombardimeve në New York NULL NULL 18.09.2016 22:35 18.09.2016 22:35 Sulmi me bombë në New York ishte akt terrorist, thonë zyrtarët, mirëpo motivi ende mbetet i paqartë, transmeton Klan Kosova. “Ishte një motivim politik? A motivim personal? Ne nuk e dimë”, tha kryetari Bill de Blasio. Shpërthimi që ndodhi natën e së shtunës në Manhatan la të plagosur 29 persona. Ata të gjithë tashmë janë liruar nga spitali. Guvernatori Andrew Cuomo tha se :kushdo që ka vendosur këto bomba ne do ta gjejmë dhe do ta sjellim para drejtësisë”. Duke iu drejtuar gazetarëve de Blasio tha se: “Gjithçka që ne dimë është ka pasur një bombardimi cili konsiderohet si një incident shumë seioz. Por ne kemi shumë punë për të bërë në mënyrë që t’i gjejmë shkaqet e këtij incidenti”. Kryetari premtoi se do të mbajë publikun të informuar në çdo hap. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 9 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 24 minuta më parë