Emocionuese: Çifti i dashuruar ribashkohet pas 70 vitesh (Video) NULL NULL 10.02.2016 15:01 10.02.2016 15:01 Më shumë se shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një çift për shumë kohë të ndarë, më në fund do të kenë një ditë shumë të lumtur për të dy. Që të dy pas një kohe shumë të gjatë do të mund të shohin njëri tjetrin pikërisht në një ditë shumë romantike të dedikuar të dashuruarve, transmeton Klan Kosova. Një ish-ushtar parashutist i Shteteve të Bashkuara, Norwood Thomas 21 vjecar dhe londinezja Joyce Morris 17 vjecare, u takuan para Luftës së Dytë Botërore të vitit 1944, e për të filluar edhe një marrëdhënie pastaj. Pas përfundimit të luftës, që të dy shkruanin njëri – tjetrit letra dashurie megjithatë kërkesa e Thomas që Morris të shkoj në SHBA, për t’u martuar me të ishte keqinterpretuar në një far mënyre ndërsa Morris nuk i ktheu më dot as edhe ndonjë përgjigjie prapa. E kjo heshtje dërgoi ata që të dy të martohen me njerëz të tjerë por përfundimisht Thomas të përfundojë i ve ndërsa Morris të përfundonte e divorcuar, transmeton Klan Kosova. Megjithatë qysh nga viti i kaluar, Morris kishte angazhuar djalin e saj për të gjetur ish të dashurin tashmë tejet të shtyrë në moshë Thomas. Kur të dy ranë në kontakt online, ata filluan të shfaqnin disa shkëndija dashurie përsëri dhe valë disa donacioneve nga shumë dashamirës, Thomas-it iu bë e mundur që tani si një 93 vjecar të ketë mundësinë për të fluturuar nga Virxhinia në Australi për të u bashkuar me zonjën Morris 88 vjecare tashmë, transmeton Klan Kosova. Që të dy pas kaq vitesh kohë ndarjeje, do të kenë mundësinë të takohën pikërisht në Ditën e Të Dashuruarve më 14 shkurt për të kaluar momente të pa përjetuara më parë e të paharrueshme. Ndërkaq duke folur për Associated Press, në një transmetim të rrugëtimit të Thomas, tha se kjo është njëra ndër gjërat më të mrekullueshme që mund të i ketë ndodhur ndonjëherë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.