Emma Stone është aktorja më e paguar për vitin 2017 NULL NULL 17.08.2017 16:30 17.08.2017 16:30 Emma Stone është paguar më shumë se çdo aktore tjetër këtë vit, transmeton Klan Kosova. Ylli i “La La Land” ka arritur të fitojë rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian. Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë. Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.