Emiratet Arabe mohojnë hakimin e agjencisë së lajmeve të Katarit NULL NULL 17.07.2017 13:15 17.07.2017 13:15 Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë mohuar se ndodhen prapa hakimit të supozuar të agjencisë shtetërore të lajmve të Katarit në maj. The Washington Post citoi zyrtarët e inteligjencës së SHBA-ve, duke thënë që UAE e kishte orkestruar postimin e thënieve përçarëse të atribuara ndaj emirit të Katarit, i cili kishte insistuar që kishin qenë të fabrikuara. Incdienti bëri që të fillojë një përçarje diplomatike mes Katarit dhe fqinjëve të vet. Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Emirateve, Anwar Gargash, tha për BBC të hënën se raportet e The Washington Post ishin të pavërteta. Ai po ashtu ritheksoi që Emiratet e Bashkuara dhe pesë kombet tjera arabe nuk i kishin shkruar FIFA-s për t’i kërkuar heqjen e së drejtës së Katarit për ta mbajtur Kampionatin Botëror më 2022. Shtypi zviceran The Local tha që një lajm i rrejshëm që citonte presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ishte postuar në një ueb-faqje kopje këtë të shtune. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.