19:30, 11 Qershor 2018

Modelja e njohur shqiptare që ka shkelur pasarelat më të njohura në botë, ditë më parë, është bërë nënë për herë të dytë.

Megjithatë, nëse e shihni Emina Çunmulajn në fotografitë e fundit, një gjë të tillë as që do ta vëreni.

Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe është shumë aktive, duke treguar kështu se ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë nga lindja e vajzës së dytë, Mia Soraya, ajo tashmë ka rikthyer format perfekte trupore.

“Mama është rikthyer. Dy javë pas lindjes dhe po më pëlqejnë format  e mia trupore”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë me rroba banjoje, njofton Klan Kosova.

Mama is back 👊🏻 2 weeks post baby and loving these new curves ❤️

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Edhe në fotografitë e tjera që Emina ka postuar, vërehet se modelja e famshme tashmë është në formë shumë të mirë fizike dhe gjithë kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë janë zhdukur.

Mia Soraya 💗

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Love 💗 #MiaSoraya

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Çunmulaj gjatë gjithë shtatzënisë ka publikuar momente nga përditshmëria në rrjete sociale duke ndarë kështu me fansat e saj të gjitha ndjenjat dhe përjetimet gjatë pritjes së ëmbël.

Madje, ajo jo rrallë herë publikonte edhe momente me vajzën e saj të parë, Ella Faria, duke treguar kështu se sa shumë të dyja e kanë shijuar këtë moment në jetën e tyre.

Në videot dhe fotografitë e modeles që ka ngjitur pasarelat më me emër në botën e modës mund të kuptohet lehtësisht se ajo është shumë e thjeshtë dhe krejt pa komplekse. Kjo pasi nuk munguan edhe momentet kur Çunmulaj tregoi se si duket pa grim dhe me fytyrën me akne.

Madje ajo në postimet e shpeshta që bëri, me 189 mijë ndjekësit e saj qau edhe hallet e një shtatzëne – apetit i shtuar, shtim në peshë, rroba që nuk i bien më, lodhje, probleme me hormonet e të tjera.

Hello baby 💛

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Çunmulaj tregoi edhe se sa shumë i pëlqen ushqimet tradicionale të kuzhinës shqiptare, veçanërisht pitet dhe llokumat – ushqime që nuk i munguan në meny gjatë shtatzënisë.

Chef Ella and Mami make quiche In Albanian Skrobanic/Laknor 🍽

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Emina Çunmulaj së fundmi e ka treguar edhe njëherë se ndonëse karriera e saj prej modeleje lakmohet nga secila vajzë në botën e modës, ajo është shumë e dhënë pas familjes të cilën e ka edhe prioritet të parë.

“Mëmësia. Njëra në duart e mia e tjetrën duke e përkundur me këmbë. Jeta ime është mbushur me dashuri dhe në të njëjtën kohë më duhej të adaptohesha me ndryshimet. Ella është një motër e madhe e mrekullueshme por në të njëjtën kohë, më duket se ky ndryshim për të ka qenë shumë dhe ajo është lidhur jashtëzakonisht me mua dhe më kërkon tërë kohën, prandaj mes gjidhënies çdo dy-tri orë dhe kohës së kaluar me Ellan, jam shumë e lodhur. Por gjithë kjo lodhje më largohet kur Ella qesh kur luajmë bashkë dhe më mjafton vetëm aroma e Mias. Jeta ime është aty ku kam ëndërruar gjithmonë. Familja ime është jeta ime”, ka shkruar Çunmulaj në postimet e saj të fundit ku shihet me të dy bijat.

Interesante