23:53, 12 Korrik 2018

Modelja e njohur Emily Ratajkowski është martuar me Sebastian Bear-McClard në muajin shkurt.

Por megjithatë ajo deri tani nuk kishte unazë. Megjithatë duket se këta muaj pritje ia vlejtën pasi unaza e re e Ratajkowskit është e mrekullueshme.

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Modelja fillimisht bëri të ditur se Bear-McClard i propozoi martesë në New York me një unazë prej kapëse letrash, që ai e mori nga fatura e restorantit, transmeton Klan Kosova.

Unaza që modelja e ka treguar në disa postime në llogarinë e saj në Instagram duket se ka dy diamantë gjigantë që mbahen në një unazë prej ari.

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Ratajkowski dhe Bear-McClard nuk e kanë bërë publike romancën e tyre deri në momentin kur e bënë publike se u martuan dhe tashmë janë burrë dhe grua.

Ajo e bëri publike martesën e saj, që në fakt më shumë se martesë ishte thjesht një kurorëzim në rrjete sociale ku Ratajkowski nuk dukej si nuse e zakonshme.

💫

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Ajo në fakt nuk kishte veshur as fustan e as ngjyrë të bardhë. Modelja kishte zgjedhur  një palë pantollona të ngjitura me ngjyrë kafe.

2.23.18

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Më herët, modelja ishte në një lidhje serioze me Jeff Magid — i dashuri i saj prej më shumë se katër vjetësh.