Ëmbëlsirë e thjeshtë me dredhëza NULL NULL 18.04.2018 11:00 18.04.2018 11:00 Dredhëzat janë në kohën e tyre më të mirë. Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj! Nëse i përdorni në kek, nuk duhet të shtoni shumë sheqer. Përgatitni një ëmbëlsirë të thjeshtë dhe të lehtë me dredhëza, që ta shijoni këto ditë pranvere. Përbërësit ● 500 g dredhëza ● 250 g miell ● 2 vezë ● 6 lugë sheqer ● 10 g sodë për ëmbëlsira ● 125 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti ● 300 g kos i trashë Përgatitja Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë, shtojmë vezët një nga një, kosin, miellin dhe soden me sitë. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, i vendosim mb dredhëzat e ndara në mes dhe e vëmë të piqet për 50/60 minuta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.