19:31, 12 Gusht 2017

Libri i ri “The Kardashians: An American Drama”, që pritet të realizohet më 17 shtator, tregon se si Robert Kardashian supozohet t’jetë përfshirë në një lidhje pasionante me Priscilla Presley, madje edhe Elvis “i kishte dëgjuar” ata dy teksa çonin dashuri.

“Teksa ai po bënte dashuri me Priscillën, ajo pranonte thirrje të turbullta nga Elvis. Pastaj e linte telefonin afër jastëkut dhe e linte atë të dëgjonte”, pohon libri nga Jerry Oppenheimer.

Ndërkaq, në një tjetër pohim shokues, libri në detaje tregon se si Kris Jenner kishte një “afër pasionante” me futbollistin Todd Waterman, veturën e të cilit e kishte goditur Robert Kardashian në momentin që e kishte kuptuar për këtë lidhje.

Sipas The Sun, libri përshkruan se si Kris ishte rritur në një pjesë të vështirë të San Diegos, dhe se si nëna e saj beqare, Mary Jo Campbell, kishte dashur që ta martonte atë për ndonjë pasanik kur ajo kishte arritur moshën e rinisë.

Interesante