14:00, 13 Janar 2018

Elton John ka shumë fjalë për t’i thënë për Camila Cabello, transmeton Klan Kosova.

Këngëtari 70-vjeçar foli për artisten e hitit “Havana”, duke thënë:

“Unë mendoj se ajo do të ketë një vit të mahnitshëm. Ajo ka një zë të shkëlqyer, dhe ka një qëndrim të mirë”.

Ai shtoi se nëse do të takohet ndonjëherë më Camila, ai do t’i thotë asaj: “Ti më bën të lumtur, muzika jote më bën të buzëqesh”.

“Ka një gjallëri në të”, tha ai. “Më bën të ndihem mirë, më bën të ngrihem dhe të kërcej”.

Interesante