Elon Musk paralajmëron për rrezikun nga robotët (VIDEO) NULL NULL 27.11.2017 12:29 27.11.2017 12:29 Elon Musk edhe njëherë ka folur për frikën e fuqizimit të makinave. Duke iu përgjigjur një komenti rreth një videoje në të cilën shihet një robot duke bërë një rrotullim mbrapa në ajër, themeluesi i Tesla ka folur për nevojën e kontrollit në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Përndryshe, sipas tij, mund t’i themi lamtumirë njerëzimit. Miliarderi është kritik ndaj progresit të teknologjisë së tillë pa u kontrolluar, duke e quajtur “rrezik fundamental për ekzistencën e civilizimit njerëzor”. Ndërsa në video mund të shihni robotin Atlas të zhvilluar nga Boston Dynamic’s Atlas, i cili është dy metra i gjatë dhe peshon 75 kg./klankosova.tv/ we dead pic.twitter.com/lUys7DptdZ — alex medina (@mrmedina) November 16, 2017 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.