11:23, 8 Gusht 2018

Udhëheqësi i Tesla, Elon Musk, është duke konsideruar që ta shndërrojë këtë kompani në private.
Ky veprim sipas Musk është rruga e duhur për zhvillimin e kompanisë.

Ai ka thënë që largimi nga tregtimi në bursë nënkupton që Tesla nuk do të jetë nën presion për të ndërmarrë vendime për t’i kënaqur investitorët.

Në një mënyrë jo të zakontë, Musk fillimisht bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter në vend se të lajmërojë rregullatorin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se investitorët e kanë mbështetur këtë plan, i cili kërkon votim të aksionarëve, si dhe ka siguruar mjetet financiare për t’i blerë aksionet e tyre.

Tesla Model 3