Eliksiri i rinisë që “zhduk” vitet nga fytyra juaj NULL NULL 13.10.2017 11:00 13.10.2017 11:00 Plakja është një proces natyral që nuk mund të ndalet. Shenjat e para të pleqërisë vërehen në rrudha të holla përreth syve, buzëve dhe ballit e kjo ndodh kryesisht në mungesë të kolagjenit. Në ndërkohë që ju mund të përfundoni duke përdorur produkte të shtrenjta dhe trajtime që nuk do të japin rezultate pozitive për rrudhat. Për fat të mirë, ka një zgjidhje të thjeshtë dhe shumë të lirë që do ta bëjë lëkurën tuaj të butë dhe të shkëlqejë. Receta e mëposhtme konsiderohet si “eliksiri i rinisë”. E provuar dhe e rekomanduar nga shumë, ky trajtim natyral praktikisht “fshin” vitet mbi fytyrën tuaj. Përbërësit janë krejtësisht natyral, andaj nuk duhet të keni frikë nga efektet anësore, transmeton Klan Kosova. Plus kësaj, ky kombinim ka aftësinë që të neutralizojë efektet e radikaleve të lira, që lidhen ngushtë me plakjen e parakohshme. Receta Pëbrërësit 100 ml vaj liri 2 limonë të madhësisë së mesme 1 hudhër 500 gr mjaltë të papërpunuar Si ta përgatisni? Për të përgatitur këtë eliksir të rinisë, filloni duke qëruar hudhrat dhe njërin nga limontë. Limonin tjetër e përdorni të paqëruar. Përzieni hudhrën dhe limonët në mikser(blender) dhe më pas shtoni mjaltin dhe vajin e lirit. Përzieni mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Këtë masë vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer. Merrni tri lugë gjelle në ditë, preferohet gjysmë ore para ushqimit, në baza të rregullta ditore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 17 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë