Eli Fara i shpëton tërmetit në Greqi NULL NULL 21.07.2017 20:00 21.07.2017 20:00 Ditën e sotme u zgjuam me lajmin e rëndë të tërmetit në Turqi, i cili preku dhe disa zona të Greqisë, përfshirë këtu edhe ishujt Kos dhe Rhodos duke lënë 2 të vdekur dhe 200 të plagosur. Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ndodhej me pushime në ishullin Kos, ku dhe është ndierë tërmeti i fuqishëm e në orët e para të mëngjesit publikoi një foto ku shkruante: “Shpëtuam nga tërmeti”. Ajo ka thënë se tashmë gjendja është stabilizuar dhe janë shëndoshë e mirë. “Tani jemi mirë, por natën e kaluam jashtë sepse ndjemë lëkundje deri në mëngjes. Kaloi. Shpresojmë të mos përsëritet” ka thënë Eli Fara, shkruan ?Blitz.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.