16:50, 14 Nëntor 2017

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pasditen e së martës e kaloi në Klinë ku erdhi për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie për kryetar të kësaj komune, Zenun Elezaj.

Ky i fundit premtoi mirëqenie më të mirë për qytetarët e Klinës, derisa u shpreh i bindur në fitore.

Elezaj premtoi investime në disa fusha si dhe tha se ka në plan që shërbimet komunale ti bëj në mënyrë elektronike.

Ndër premtimet kryesore ishte edhe ndërtimi i stacionit të autobusëve që kësaj komune tash e sa kohe i mungon, njofton Klan Kosova.

Në balotazh Zenun Elezajn po e mbështesin edhe LDK, Nisma e Vetëvendosje.

Interesante