Elbasani me strategji antihashash NULL NULL 23.03.2017 13:23 23.03.2017 13:23 Gjatë një takimi në Prefekturën e Elbasanit u miratua plani i veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2017. Në Elbasan janë evidentuar zonat më me rrezik për kultivimin dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit është vendosur, që për fëmijët e familjeve shumë të varfëra të jepen bursa, pasi konsiderohet se kjo kategori bie pre e këtij fenomeni. Këto masa u vlerësuan nga përfaqësuesi i misionit PAMECA, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova. “Nëse flasim për këtë plan veprim do të thoja që angazhimi i Qeverisë shqiptare është më se i dukshëm dhe ky plan është shumë ambicioz. Por është shumë e vështirë të arrish nivelin zero të kultivimittë lëndëve narkotike.Gjatë viteve të shkuara ka pasur një boshllëk të hetimit financiar të pasurive që rrjedhin nga krimi. Këtë vit duket që hetimet po përqëndrohen edhe në këtë fushë dhe ky është zhvillim pozitiv. Në këtë luftë Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të PAMECA dhe të Bashkimit Europian. Besoj jeni të gjithë të ndërgjegjshëm se BE i ka sytë tek ju për të parë si po veprohet, duke pritur dhe rezultate më të mira për vitin aktual”, tha Gilles Locchi, Specialist i PAMECA-s. Sipas vlerësimeve, Qarku i Elbasanit zë vetëm 1 përqind të hartës së kultivimit të hashashit në Shqipëri, por edhe policët e këtij qyteti do t’i nënshtrohen deklarimit për përjashtim nga çdo implikim i mundshëm në kultivimin e lëndëve narkotike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 11 minuta më parë