Elbasan, automjeti aksidenton këmbësorin, jashtë rrezikut NULL NULL 09.10.2015 21:49 09.10.2015 21:49 Një aksident rrugor i ndodhur gjatë mbrëmjes së të premtes në Elbasan, ka rezultuar me plagosjen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, të një shtetasi. Nga raportimet paraprake bëhet fjalë për incidentin e ndodhur pranë një qendre tregtare në Elbasan, teksa shtetasi A.C. që drejtonte mjetin tip Benz, me targa EL 3252 B, ka aksidentuar këmbësorin A.D., 80 vjeç, banues në fshatin Gracen. I aksidentuari është dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tij nuk paraqitet e rrezikshme. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e këtij incidenti, trasmeton Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 3 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 5 minuta më parë