Ekuipazhi i një aeroplani sheh raketën e radhës së Koresë së Veriut NULL NULL 04.12.2017 08:57 04.12.2017 08:57 Korea e Veriut nuk po ka të ndalur në testimin e raketave bërthamore. Është një ekuipazh i bordit të një aeroplani që po fluturonte sipër Japonisë që raportohet se ka parë një raketë të verikoreanëve, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova. Këtë për mediumin britanik e ka konfirmuar kompania e fluturimeve, ku ka theksuar se ekuipazhi ka treguar të ketë parë raketën që ka ri-hyrë në atmosferën e Tokës. Më tej është shtuar se pavarësisht gjërave si kanë qëndruar nuk ka pasur ndryshim të linjës. Më 29 nëntor, Korea e Veriut testoi raketën e re balistike ndërkontinentale ku është thënë se mund të arrijë kudo në SHBA. Ky testim ka rritur tensionet edhe më shumë mes Korenë e Jugut dhe SHBA-në, të cilat të hënën nisën ushtrimet më të mëdha të përbashkëta, të cilat veriu i ka quajtur provokim gjithëpërfshirës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 15 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 17 minuta më parë