Ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se Guri Përgjegji ka përdhunuar vajzën e tij 15-vjeçare NULL NULL 20.08.2016 21:17 20.08.2016 21:17 Dokumenti që provon inçestin, hedh poshtë pretendimet e Përgjegjit që mohonte të kishte dhunuar seksualisht vajzën e tij të mitur, në fshatin Kastriot të Dibrës. Ai u ka thënë hetuesve se gjithçka është sajuar nga vajza dhe njerka e saj, me qëllim burgosjen e tij. Vetë e mitura ka dhënë të njëjtën dëshmi. Ajo u tha hetuesve se kur po kthehej nga pazari me babain, ai i kishte thënë shoferit të mos ndalonte në vendin ku zbrisnin zakonisht, por më përpara. Kur vajza e ka pyetur përse, i ka thënë se e dinte ai atë punë. Sapo janë futur në një zonë të pyllëzuar, e ka përdhunuar. Vajza i tha grupit hetimor, se shenja të përdhunimit mund të gjenin në rrobat që ajo mbante atë ditë, dhe rrobat janë dërguar në laborator për ekzaminim. Edhe njerka e saj, gruaja e dytë e Guri Përgjegjit, me të cilin ka një fëmijë 3 vjeç, ka dëshmuar se ai e ngacmonte shpeshherë seksualisht të bijën, duke e prekur në vende intime dhe i thoshte se ajo do të bëhej prostitutë, edhe në prani të personave të tjerë./Tv Klan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 7 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 8 minuta më parë