Eksperti i sondazheve gëlltit mizën pasi gaboi ndaj Trump (VIDEO) NULL NULL 13.11.2016 02:04 13.11.2016 02:04 Eksperti i sondazheve nga Universiteti Princeton, Sam Wang, javën e kaluar ishte aq i sigurt që Hillary Clinton do t’i fitonte zgjedhjet saqë deklaroi në CNN se “do ta hante një mizë nëse Donald Trump do të merrte më shumë se 240 vota elektorale”, njofton Klan Kosova. Trump i fitoi 290 vota elektorale dhe tash do të jetë President i Amerikës. Dhe i Wang. Ai e mbajti fjalën pasi dje në një lidhje të drejtpërdrejtë në CNN e pranoi gabimin dhe – e hëngri mizën. Videon mund ta shikoni më poshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.